Misioni

Shoqata Avokatët Penalistë Shqiptarë (SHAPSH) është një organizatë jo fitimprurëse shqiptare. Misioni i saj është të advokojë dhe të kontribuojë në respektimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e sundimit të ligjit dhe proceseve të demokratizimit të vendit tonë, në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet e saj, si dhe legjislacionin e ratifikuar ndërkombëtar në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Disa nga ndërhyrjet dhe aktivitetet kryesore të SHAPSH janë të lobojë dhe advokojë në mënyrë  aktive, së bashku me aktorë të tjerë të shoqërisë civile, organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, për të përmbushur standardet për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, për të sensibilizuar dhe të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë dhe të gjitha palët/aktorët e rëndësishëm për përmbushjen e këtyre drejtave dhe lirive; për të ndihmuar në zbatimin e ligjeve nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve të aktorëve të ndryshëm të drejtësisë; për të përgatitur raporte studimore mbi zbatimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri; dhe të ofrojë oponencë ligjore dhe ekspertizë për përmirësimin e legjislacionit dhe zbatimin e tij në praktikë, si dhe harmonizimi me acquis communautaire.